Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka tejkaluar sërish pasurinë marramendëse të Jeff Bezos.
Ai i tha prestigjozes Forbes, se do ta shënonte këtë rast duke i dërguar Bezos një medalje të argjende dhe statujën e numrit dy. Për vite me rradhë të dy miliarderët e kanë tejkaluar shpesh herë njëri tjetrin.
Sipas Forbes, të hënën Musk u bë personi i tretë që arrin shumën e 200 miliard dollarëve në llogarinë e tij. Duke folur për këtë, Musk tha se do i dërgonte Bezos diçka për të kujtuar se cfarë vendi zë në listë.
“Do i dërgoj Jeffrey B. një statujë gjigande të numrit dy, bashkë me një medalje argjendi”, tha Musk.
Bezos u bë personi i parë që arriti shumën e 200 miliardë dollarëve në gusht 2020. Bernard Arnault, CEO i konglomeratit luksoz francez LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, arriti shifrën gjithashtu për pak kohë. Muajin e kaluar, filiali Amazon Kuiper paraqiti një letër proteste në Komisionin Federal të Komunikimeve lidhur me planet e SpaceX për të zgjeruar rrjetin e saj satelitor Starlink. Në përgjigje, Musk shkroi në Twitter se Bezos ishte “tërhequr për të ndjekur një punë me kohë të plotë duke ngritur padi kundër SpaceX”.