×
  • Show Time
  • Show Time

    Tentoi të largojë dëborën, aktori i njohur në gjendje të rëndë

    Reporteri
    02 Janar 2023 | 20:08

    Stuhia që goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e mbuluar atë me reshje dëbore, është dhe shkaku kryesor i aksidentit që ka plagosur një aktor të njohur të Hollivudit.

    Bëhet fjalë për 52 vjeçarin Jeremy Renner, dy herë nominuar për çmimin Oskar me interpretimet e tij në The Town dhe The Hurt Locker, si the protagonist me filmin The Bourne Legacy si dhe me filmat e Mission: Impossible si dhe Marvel në rolin e një prej Avengers, Hawkeye.

    Sipas burimeve, Renner po tentonte të largonte borën me një mjet specifik për atë funksion në shtëpinë tij në Rose-Ski Tahoe, në Nevada, por për shkaqe ende të papërcaktuara është lënduar dhe gjendja e tij, edhe pse e qëndrueshme, paraqitet e rëndë, sipas versionit të agjentit të tij.

    Vetëm pak ditë më parë aktori kishte postuar një fotografi në Twitter ku tregonte veturat e mbuluara nga dëbora.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!