Marina Vjollca ka festuar datëlindjen e saj.
Njëra nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar në këtë ditë të veçantë padyshim merr edhe urime të veçanta nga njerëzit e saj të dashur dhe fansat e shumtë që ka.
Pas urimit romantik nga bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, Marina mori një nga urimet më unike nga motra më e vogël, Luana, e cila ka zgjedhur që këtë ditë ta shënojë duke publikuar pamje fantastike të dy motrave ndër vite.
Me fotografi që nga fëmijëria e tyre e deri sot, Luana i dedikoi fjalët më të ëmbla e urimet më të ndjera siç di vetëm një motër për motrën.
Luana dhe Marina janë padyshim femrat më të bukura e të dashura në televizionet shqiptare, të cilat kanë shoqëruar publikun prej vitesh me programet e tyre ndër më të shikuarat në ekranet shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.