×
  • Show Time
  • Show Time

    Tërmeti në Tiranë ndjehet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP, kështu reaguan Luizi dhe banorët tjerë

    Reporteri
    15 Janar 2023 | 23:05

    Lëkundje të fuqishme tërmeti u regjistruan sot në mbrëmje në Shqipëri. Sipas EMSC, lëkundjet ishin në magnitudën 5.2 të shkallës Rihter.

    Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi.

    Tërmeti ka tronditur edhe banorët brenda shtëpisë së Big Brothër Vip Albania 2.

    Ata, pas rënies së tërmetit kanë përqafuar njëri-tjetrit nga frika.

    “U dëgjua shumë”, thotë Kristi.

    Ndërsa, në momentin kur po bie tërmeti, Luizi ishte ne kuzhinë dhe po i kërkonte Kiarës që të dal nga shtëpia në oborr.

    “Dil në oborr Kiara”, i thotë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!