×
  • Show Time
  • Show Time

    Teuta Krasniqi i bën urimin plot dashuri bashkëshortit të saj, Adonisit

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 16:27

    Sot është një ditë e veçantë për aktoren Teuta Krasniqi dhe bashkëshortin e saj.

    Data 7 tetor po shënon ditëlindjen e Adonisit, e për këtë nuk kanë munguar fjalët plot dashuri nga aktorja, shkruan Reporteri.net.

    Në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi me Adonisin, derisa ka shkruar urimin më të ëmbël për të.

    “Dashuria ime, jeta ime, personi im i dashur, miku im i ngushtë, shpirti im binjak, partneri i jetës time, një dhe i vetmi, bashkëshorti im i mahnitshëm, urime ditëlindja ime shpirt. Nuk ka askund tjetër në botë që preferoj të jem, sesa pranë jush, gjithmonë dhe përgjithmonë. Të dua”,ka qenë urimi i aktores për bashkëshortin e saj.

    Kujtojmë se Adonisi dhe Teuta ka vite që janë bashkë dhe kanë një vajzë bashkë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!