Sot, ka ndërruar jetë Arzana Kraja.
Ajo ishtë regjisore e njohur dhe vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Krajës.
Lajmin për ndarjen nga jeta të Arzanës rëndë e kanë përballuar kolegët dhe miqtë e saj.
Teuta Krasniqi ka treguar në Instagram për lidhjen e veçantë që ka pasur me të ndjerën dhe sa është mërzitur kur ka marrë vesh lajmin.
“Zemrie, s’po muj me besu qe shkove… gjithmone jam mundu me ta shpreh dashnine e vecante qe e kam pas per ty, por s’di a ke mbrri me dite sa mirenjohese jam kone gjithmone per shoqerine tende. Qaq shume me ke jep prej miresise e urtesise tende… Mbetem pa e pi kafen e planifikume e pa e bo filmin qe e kemi planifiku qe 12 vjet… shume ke jep prej shpirtit tend te mire dhe gjithmone ka me te mbajt ne zemer e ne kujtimet e mia, qe i kam kaq te fresketa e te bukura. U prehsh ne paqe zemrie.”- ka shkruar Teuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.