×
  • Show Time
  • Show Time

    Tha se është në një marrëdhënie me Kristin, Dea sqaron deklaratën e saj

    Reporteri
    31 Maj 2023 | 14:16

    Ky edicion i “Big Brother VIP 2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

    Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

    Dea Mishel dhe Krist Aliaj janë përfolur shumë pas daljes nga shtëpia më e famshme se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se shoqëri, pasi janë takuar shpesh dhe kanë kaluar kohë me njëri-tjetrin.

    Ditën e djeshme, Dea i ka habitur të gjithë me një postim në “Instastory”, ku shfaqet duke përqafuar Kristin dhe ka shkruar:

    “Na zbuluat! … E pranoj! Jam në një marrëdhënie me Kristin…”.

    Por duket se kjo ka qenë thjesht një shaka nga ana e saj, pasi pak më vonë ka postuar diçka tjetër, ku sqaron se është në një ‘marrëdhënie pune’.

    “Jemi në një marrëdhënie pune. Ndjesë se nuk e specifikova. Shihemi në ‘She’s on Top’ në Top Channel”.

    Kujtojmë se dy ish-finalistët e BB VIP do të jenë pjesë e jurisë së emisionit ‘She’s on Top” që do të nisë së shpejti në ekranin e Top Channel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!