Këngëtarja, Shkëndije Mujaj i ka reaguar hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, lidhur me deklaratën e tij për beqarët.
Sipas Mujajt, Salihu është keqinterpretues i fesë islame, derisa deklaratën e tij e quan “rrënë të kulluar”.
“Apsolut rren e kulluar kjo ç’far thot ky Hoxh. Nuk është e vertet , madje ky është keqinterpretues i fes Islame madje madje i largon njerzit nga interesimi për Fen Islame .. kjo thënje nuk egziston”, ka shkruar Mujaj.
Ndryshe, një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, është bërë virale nëpër rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Në këtë ligjëratë, ai ka folur për beqarët. Nuk dihet nëse deklarata e tij është e para disa vitesh apo e ka thënë së fundi, mirëpo ditëve të fundit është shpërndarë shumë.
“Njerëzit më të këqij të Allahut ka thënë Muhamedi, janë beqarët, njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët dhe të vdekurit më të këqij të Allahut janë beqarët. Edhe beqarkat. Jo, dua ta kryej shkollën, fakultetin, pastaj magjistraturën dhe kur e sheh 30 vjet i ka bërë. Kur me ba kjo fëmijë, kur me rujt ship kur me eduku gjeneratë”, thotë imami mes tjerash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.