×
  • Show Time
  • Show Time

    Thanë se ishin single kur nisën lidhjen, reagimi i ish-partneres së balerinit hedh poshtë deklaratat e Elhaidës dhe Ledianit

    Reporteri
    01 Janar 2023 | 13:22

    Romanca e lindur në “Dancing with the Stars” mes Elhaida Danit dhe partnerit të saj në kërcim, Ledianit, është kritikuar jo pak nga publiku, nisur nga fakti që balerini në nisjen e spektaklit ishte në një tjetër marrëdhënie.

    Elhaida reagoi pak ditë më parë në Instagram, duke pranuar se e kupton zhgënjimin e fansave të saj, por siguroi se askush nuk e di historinë e vërtetë dhe nuk ka thyer asnjë kod moral. Ndërsa Lediani në “Talk Show”-n e “DWTS”, para finales, u shpreh se në momentin që nisi romanca me këngëtaren, çdo gjë tjetër në jetën e tij ishte mbyllur.

    E tani duket se e ka rradhën ish-partnerja e Ledianit për të “reaguar”. Vajza e quajtur Ditjona Bora, ka postuar në Instagramin e saj një selfie, duke e shoqëruar me mbishkrimin:

    “E vërteta ndryshon me kalimin e kohës”.

    Epo nuk ka dyshim se ky ishte reagimi i saj për situatën ku është përfshirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!