Albina dhe Familja Kelmendi performuan në natën e dytë gjysmë finale në Eurovizion.
Megjithatë duket se kënga dhe interpretimi nuk kanë arritur të fitojnë simpatinë e të gjithëve.
The Times e ka vlerësuar interpretimin si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber, duke shpjeguar se krahasimi nuk është përdorur në kuptimin pozitiv.
“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times, që e ka vlerësuar këngën dhe performancën me 2 yje nga 5 të mundshmet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.