Artisti The Victor, i cili ka tashmë e një kohë që është pjesë e skenës muzikore vendore, ka lansuar projektin e tij më të ri “Got U”, i cili me t’u publikuar u prit mjaft mirë nga publiku duke kapur mijëra klikime.
Kjo këngë është një përzierje e disa zhanreve, e atij deep house dhe pop/dance. Një përzierje e tillë zhanresh bëri që kënga të ketë një ritëm të veçantë që prek në emocion.
Tekstin dhe vijën melodike e ka bërë vetë këngëtari.
Kënga e kaluar e The Victor “Me Mu” është përkrahur edhe nga figura të njohura të skenës muzikore, në mesin e të cilëve ishte Altuna Sejdiu dhe Vesa Smolica.
Deri më tani The Victor në muzikën e tij ka pasur prirje të përziejë rryma të ndryshme muzikore, veçanërisht atë të viteve ’80.
Këngëtari numëron në listën e tij disa projekte, ndër të cilat janë këngët Away, Got to See, Want it, Someone you love dhe Savage.
Po ashtu, ai ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Tuna në këngën e titulluar “Kthehna”.
Këngën e re mund ta gjeni në të gjitha platformat:
Youtube: The Victor – Got U
Instagram: The Victor
Spotify: The Victor
TikTok: The Victor
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.