×
  • Show Time
  • Show Time

    Theu rregullat e Big Brother VIP, Mozzik do të përballet me Top Channel në gjykatë?

    Reporteri
    01 Shkurt 2022 | 22:41

    Në spektaklin e së martës, Mozzik ishte i ftuar nga Top Channel për të performuar para banorëve disa prej këngëve të tij.

    Me t’u takuar me banorët ai u shpreh se ka ardhur aty për të gjithë, por në veçanti për t’ia uruar fitoren Donaldit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Pas kësaj deklarate të reperit, ka ndërhyrë Arbana Osmani e cila i ka thënë se ky është thjesht një opinion i Mozzikut dhe produksioni tërhiqet nga kjo.

    Por, sonte në spektakël, ku Donaldi mori edhe një dënim pasi kishte futur në ambientet e shtëpisë Mozzik, Arbana u shpreh se Mozzik do të mbajë për vete pasojat pasi ai ka nënshkruar një dokument para se të futet në shtëpinë e Big Brother VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!