×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ti bota ime je”, jo veç Kiarës, Luizi këngë i kishte dedikuar edhe ish të dashurës

    Reporteri
    19 Shkurt 2023 | 17:42

    Luiz Ejlli është njeriu që muajin e fundit është ‘kampion’ i lajmeve nëpër media, kjo pas hyrjes në Big Brother VIP Albania dhe lojës që po zhvillon aty.

    Ai përveç se ka fituar një përkrahje nga publiku, ka arritur të gjejë edhe dashurinë ku është lidhur me moderatoren Kiara Tito. Kësaj të fundit këngëtari i ka kushtuar një këngë që theu rekord klikimesh brenda një dite.

    Por kushtimi i kësaj kënge për të dashurën e tij siç duket nuk është një befasi që i ka bërë vetëm asaj.

    Kompozitori Klodian Qafoku, mik i Luizit, ka njoftuar se këngëtari i ka kushtuar më parë këngë edhe ish të dashurë së tij, që titullohet “Ti bota ime je”, shkruan Reporteri.net.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!