Një debat i ashpër ka ndodhur mes Einxhelit dhe Donaldit në spektaklin e Big Brother VIP.
Dyshja ka një javë që kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, e derisa debati u bë edhe më i rëndë kur Donaldi nuk shpëtoi Dagzin nga zingjiri i zhvilluar në spektaklin e kaluar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Derisa u dha një klip për banorët se çfarë kishin folur gjatë këtyre ditëve sa i përket zingjirit të nisur nga Beatrixa, Einxheli e quajti hipokrit Donaldin dhe burracak.
Madje ajo kur u pyet nga Arbana se a i mendon realisht këto gjëra, moderatorja shqiptare tha se i qëndron në pikë e presje atyre që u ka thënë.
Në anën tjetër, opinionisti Arbër Hajdari kritikoi Donaldin, pasi sipas tij ai kishte plot të tjerë për të zgjedhur, e jo Dagzi, me që e kishte thënë që e ka shumë shok të mirë brenda në shtëpinë e Big Brother VIP./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.