×
  • Show Time
  • Show Time

    “T’i thyej gishtat”, eskalon në konfrontim fizik debati mes dy konkurrenteve në Për’puthen

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 21:45

    Një tjetër përplasje fizike ka ndodhur në emisionin “Përputhen”.

    Video e konfrontimit fizik po qarkullon në rrjet ndërsa një nga konkurrentet, Grisela futet ne mes të takimit 5-minutësh të Artjonit, me konkurrenten e re nga Kosova, Brikenës.

    ‘Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke tregu. Kam për t’ju shkatërruar jetën, do j’ua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”, thotë Grisela.
    Situata u agravua edhe më shumë gjatë takimit. Grisela u ul mes çiftit, e u duk se nuk i pëlqyen aspak veprimet e Brikenës. Këtë e fundit e shtyu, madje e kërcënoi.

     

    “Këto okej, kujdes me mua. Kujdes me mua, se t’i thyej gishtat’.

    Një situatë e tillë është e përsëritur në emisionin ‘Për’Puthen’, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Madje edhe produksioni i publikon këto skena dhune ndonëse është me regjistrim. Në dhjetor të një viti më parë, një tjetër skenë dhune u transmetua në ‘Për’puthen’, ku debati mes dy vajzave degradoi në dhunë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!