Ylli i muzikës, Tina Turner, u bë e ditur se ndërroi jetë të mërkurën (24 maj) pas një sëmundjeje të gjatë.
Ajo vdiq në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e saj në Zvicër.
Lajmi për vdekjen u njoftua nga një deklaratë që një përfaqësues i familjes bëri për media.
“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot në mënyrë paqësore në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut të Zvicrës”.
“Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një grua model”, thuhet tutje në deklaratë.
Megjithatë, artistja e famshme ka lënë pas një karrierë të bujshme e të begatë muzikore.
Pas vdekjes, tashmë janë zbuluar shumë detaje e janë vënë në pah disa gjëra.
Së fundmi është parë që krijuesja e hitit “The Best” në Instagram ndiqte vetëm gjashtë njerëz.
Ata janë: Cheryl, Beyonce, Adrienne Warren, Tina the Musical, Rhino Records dhe Parlophone.
Duket se Beyonce nuk është një befasi pasi kanë performuar së bashku “Proud Mary” në Grammy. /telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.