Një ekip ndërkombëtar eksploruesish janë zhytur pas 15 viteve pranë rrënojave të Titanikut në oqeanin Atlantik.
Sipas BBC, ekspertët janë trishtuar se aty çdogje po zhduket me shpejtësi.
Një prej detajeve interesante që është zhdukur është edhe vaska e kapitenit, e fotografuar gjatë ekspeditës së 1996, por që tani nuk gjendet më. “Titaniku po i kthehet natyrës”, thotë historani Parks Stephenson.
Ekspertët paralajmërojnë se pjesë të rëndësishme të anijes do të zhduken së shpejti. Titanik u mbyt në vitin 1912 në ujërat e ftohtë të Atlantikut, ndërkohë që në bord kishte 2200 persona, transmeton shqiptarja.com.
Më shumë se 1500 njerëz gjetën vdekjen pasi anija u përplas me një ajsberg, 600 km larg brigjeve të Kanadasë. Anija kishte destinacion final Nju Jorkun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.