×
  • Show Time
  • Show Time

    Tolgahan Sayisman me dedikim në gjuhën shqipe për bashkëshorten, Almedën

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 17:01

    Modelja e njohur, Almeda Abazi se fundi ka qëndruar në Shqipëri.


    Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, javë më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e popullarizuar, Tolgahan Sayisman.

    E në një imazh nga Shqipëria, bashkëshorti i saj i ka shkruar dy fjalë shqip në llogarinë e tij në Instagram.

    “Zemra ime”, ka shkruar në shqip artisti i cili tashmë duket se ka mësuar shumë fjalë në sajë të bashkëshortes.

    Almeda ka treguar se edhe fëmijët e saj do t’i mësojë që të flasin shqip.

    Dyshja janë prindër të dy fëmijëve: djalit Efehan dhe vajzës Alina.

    Ata janë bashkë që shumë vite, ndërsa kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në vitin 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!