×
  • Show Time
  • Show Time

    Tragjike: Vdes këngëtarja e njohur derisa po performonte në skenë, u godit nga fishekzjarrët

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 11:46

    Këngëtarja e njohur ka ndërruar jetë derisa ndodhej në skenë.


    Këngëtarja e njohur Joana Sainz ka vdekur në skenë.

    Deri te kjo erdhi pasi po performonte mbrëmë në Las Berlanas në Avila. Ajo u godit në pjesën e barkut nga fishekzjarrët e dendur që ishin pranë skenës.

    Ajo u dërgua në spital por nuk mundi t’i përballoj plagëve dhe vdiq gjatë rrugës. Performanca live u pezullua pas ngjarjes, e cila ndodhi rreth orës 02.00 të mbrëmjes. Në kohën që ndodhi incidenti, rreth 1000 vetë ishin duke shijuar koncertin.

    Joana Sainz ishte pjesë e orkestrës “Super Hollywood” ku ishin 15 anëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!