Këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj, me disa komente në njo fotografi të moderatores Einxhel Shkira, ka treguar se ka raporte të mira me këtë të fundit.
Raportet besoj se ishin ftohur, kur ish i dashuri i Beatrixës, Donald Veshaj, pati konflikte të ashpra me Einxhel Shkiren, në Big Brother Vip. Trixa, që tanimë ishte jashtë, po i mbante anën atëherë të dashurit të saj, Donadit.
Por, pasi dolën të gjithë jashtë dhe pas ndarjes së menjëhershme me Donaldin, Trixa duket se ka ruajtur miqësinë me Einxhelin.
Në foton e fundit, të cilën e ka publikuar moderatorja, me një dedikim për të dashurin e saj, dj Dagz, nuk ka munguar komenti i Trixës.
“Hej, engjëll”, është njëri koment i këngëtares, të cilën e ka shoqëruar edhe me një tjetër, me simbole të zemrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.