Tuna Sejdi është një emër mjaft i përfolur në mediet shqiptare.
Këngëtarja e cila ka vite që është pjesë e estradës, përveç jetës private, përflitet edhe për pamjen e saj të jashtme, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Së fundmi, faqja e njohur në Instagram “Vipat e Bllokut” ka bërë ‘horë’ këngëtaren nga Shkupi.
Ata kanë publikuar një fotografi të Tunës nga e kaluara kur nuk i kishte bërë operacionet plastike, e madje kanë pyetur nëse më mirë kohë më parë apo tani.
Kujtojmë se Tuna ka pak muaj që është bërë nënë për herë të dytë, ku solli në jetë djalin e quajtur Zen.
Ndërsa sa i përket raportit me Patrisin, dyshja ende nuk kanë deklaruar rikthimin e tyre, por që dy javë më parë ishin bashkë për pushime.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.