×
  • Show Time
  • Show Time

    Tuna shtatzënë për herë të dytë? Video që ngjalli dyshime

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 12:06

    Tuna bashkë me djalin, Tianin qëndroi për muaj të tërë në Amerikë, por së fundiu ajo u rikthye në Maqedoni.


    Pas një pauze të gjatë, këngëtarja performoi në skenën e “The Park Festival” në Gostivar duke hapur natën e parë bashkë me Shpat Dedën, ndërsa në instrumente ishte edhe bashkëshorti i saj, Patrisi.

    Koncerti u mbajt me masa të shtuara për shkak të Covid-19 dhe me numër të kufizuar të pjesëmarrësve.

    Tuna këndoi hitet e saj më të njohura, por kjo paraqitje e saj ngjalli pikëpyetje edhe për fizikun e saj.

    Të shumta ishin komentet se këngëtarja mund të jetë shtatzënë për herë të dytë, apo ndoshta Tuna thjeshtë ka shtuar peshë.

    Në anën tjetër vet Tuna ende nuk i ka komentuar këto thashetheme. Kujtojmë që ajo dhe Patris janë prindër të një djali.

    https://www.instagram.com/p/CEt3geinxv9/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!