×
  • Show Time
  • Show Time

    Tuna u bë nënë për herë të dytë, a e uroi Nora Istrefi?

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 12:01

    Këngëtarja befasoi të gjithë me lajmin se ka lindur fëmijën e dytë.


    Dhe, Tuna mori komente të shumta në postimin e saj në Instagram teksa shumë nga estrada e uruan.

    Këngëtarja zbuloi edhe emrin e fëmijës në imazhet e publikuara të cilin ka vendosur ta quajë Zen.

    Ndër urimet e panumërta nga këngëtarët e estradës, shtrohej pyetja se a i ka bërë një urim ish-kunata e saj, Nora Istrefi.

    Siç duket, raporti i të dyja këngëtareve nuk ka ndonjë përmirësim, qysh se nga koha edhe kur kanë qenë kunata, kjo pasi, nga të gjitha komentet e estradës që Tuna ka marrë mungon ai i Norës.

    Theksojmë se, Nora dhe Tuna ka kohë që nuk flasin me njëra-tjetrën dhe arsyeja nuk është bërë publike asnjëherë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!