×
  • Show Time
  • Show Time

    “Turp”, Shaqir Cërvadiku “shpërthen” ndaj Arbana Osmanit

    Reporteri
    12 Janar 2023 | 7:17

    Mbrëmja e së martës në “Big Brother VIP” i ka habitur të gjithë. Luizi rrëfeu se është ‘sëmurë’ me tumor dhe gjatë natës së “Prime-t” ai e mohoi duke u shprehur se historia ishte e një miku të tij.

    Ai doli nga shtëpia për të kryer disa ekzaminime në spital ku më pas mjekja e spitalit në një lidhje të drejtëpërdrejtë me spektaklin deklaroi se Luizi gëzon shëndet të plotë.

    Pas kësaj, pati reagime të shumta ku edhe këngëtari i muzikës popullore shqiptare, Shaqir Cervadiku, ka reaguar për rastin e Luizit në Big Brother Vip Albania.

    Ai është shprehur i zhgënjyer me Arbanën dhe me gjithë produksionin të cilët sipas tij kanë luajtur me ndjenjat e Luizit, familjes dhe publikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!