Mozzik është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor dhe hitet e tij e tregojnë qartë.
Pas suksesit me Taynën, me këngën “Edhe Ti”, ai ka punuar një tjetër projekt që sërish mendohet të jetë dedikim për Loredanën.
“Auf Wiedersehen” titullohet kënga që përkthehet “Lamtumirë” dhe do të dalë në treg më 14 shkurt.
https://www.instagram.com/p/B7_ICyWl2DS/?utm_source=ig_embed
Kjo datë përkon me Ditën e të Dashuruarve, prandaj dyshohet të jetë një tjetër thumb për Loredanën. Duket se Mozzik nuk arrin ta harrojë lehtë historinë me të. Nuk dihet nëse edhe projekti do të jetë në gjuhën gjermane, ashtu sic është titulli.
Ndërkohë, Loredana ka disa kohë që përflitet se po përjeton një histori dashurie me reperin KMN Zuna, por asgjë nuk është konfirmuar edhe pse ata janë fotografuar disa herë bashkë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.