×
  • Show Time
  • Show Time

    U largua nga Përputhen, zbulohet kush do ta zëvendësojë Arjan Konomin

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 10:18

    Arjan Konomi dje u shkëput nga ‘Përputhen’ për herë të parë pas një viti e gjysmë.

    Ai u pezullua nga produksioni për shkak të përplasjeve dhe ofendimeve të vazhdueshme kundrejt vajzave të programit, për çka i është tërhequr vërejtja disa herë.

    Duket se me një fjalë, Konomin e ‘kanë lëshuar nervat’ prandaj një shkëputje do t’i bëjë mirë për t’u çtensionuar nga ngarkesa e madhe.

    Duke qenë se disa episode xhirohen në një ditë, është e sigurt që Arjani do mungojë për të paktën disa programe ku edhe do duhet zëvendësuar.

    Produksioni se ka pasur të vështirë. Këtë punë do e kryejë Arjon Muça, të cilin kohë pas kohe e shohim në ‘Prime’.

    Arjani dhe Arjoni janë përplasur shpesh shkaku i mendimeve të ndryshme, andaj sigurisht se prania e tij në program do sjellë qasje ndryshe/tjetër nga çfarë kemi parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!