Loredana Zefi është një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo është shumë aktive me publikimin e fotografive të ndryshme nga përditshmëria dhe puna e saj.
Pas publikimit të fotos ”Më shumë para më shumë probleme”, e cila ka rrëmbyer shumë vëmendje nga ndejkësit, ajo publikoi prapë një foto e cila i vë në dyshim ndjekësit e saj. “Ne po martohemi” ka shkruar ajo në foton e saj të postuar në Instagram me aktoren gjermane Bonnie Strange.
A do të ketë ndonjë projekt të ri nga rep-artistja shqiptare apo është ndonjë paralajmërim për bashkëshortin e saj, Mozzik, mbetet të shihet. Video Player 00:00 00:06 Kohëve të fundit për çiftin ka pasur dyshime për prishje të raporteve, mirëpo ata nuk e kanë pohuar as mohuar këtë. Turneu i çiftit “Bonnie & Clyde”, do të mbahet në mars të vitit 2020. Ndryshe, projekti i fundit i rep-artistes Loredana është “Kein Plan” me reperin me prejardhje nga Turqia, Mero-n. Kënga vetëm për disa ditë ka arritur mbi 7 milionë klikime në Youtube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.