×
  • Show Time
  • Show Time

    U përfol për lidhjen me aktorin shqiptar, reagon Jonida Maliqi

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 15:27

    Një lidhje e re në showbiz-in shqiptar po përflitet bujshëm sot në mediat shqiptare!


    “Anabel” shkruan se 3 vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, Jonida Maliqi është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”, Romeo Veshaj.

    Sipas portalit, thashethemet e para nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.

    Madje zërat u shtuan kur Romeo publikoi një foto me një vajzë misterioze brune, për të cilën ndjekësit thanë se ishte Jonida.

    “Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila është ende nën ethet e garës në Eurovision ku dha një performancë të jashtëzakonshme të shtunën.

    Këngëtarja nuk pranoi të fliste për lajmin duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.

    “Jeta ime personale, dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida duke mos konfirmuar asnjë gjë rreth romancës së përfolur me aktorin.

    Ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, madje aktori i “Al Pazar” ashtu si çdo artist shqiptar, ishte një ndër mbështetësit e flaktë të Jonidës për garën e saj në Eurovizion.

    Por duke qenë se kjo nuk vërteton asgjë për raportin mes tyre, e vetmja gjë që na mbetet është t’ia lëmë kohës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!