Grupi i famshëm suedez, ABBA ka njoftuar ribashkimin pas gati 40 vitesh.
ABBA, një nga grupet më të mëdha të të gjitha kohërave, i cili ka shitur më shumë se 385 milionë disqe në të gjithë botën, do të nxjerrë albumin e tyre të ardhshëm, Voyage, më 5 nëntor.
Albumi i ri përmban 10 këngë dhe u njoftua gjatë një konference shtypi që grupi mbajti të enjten. “Ne kemi regjistruar një album të ri”, tha Björn Ulvaeus, tani 76 vjeç dhe Benny Adersso, 74 vjeç, në një ngjarje në Londër.
Grupi, i njohur për hitet e tyre “Waterloo Dancing Queen” dhe “Take a Chance on Me”, u shpërbë në vitin 1982 dhe katër anëtarët ndoqën një karrierë solo. Siç bënë me dije, ata synojnë të japin një koncert virtual në Londër vitin e ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.