Rina Balaj dje është rikthyer në Instagram, një muaj e gjysmë pasi u zhduk nga ky rrjet social për shkak të problemeve me ish-menaxhmentin.
Reperja hapi zyrtarisht një llogari të re me emrin isyourgirlrina dhe tashmë ka arritur më shumë se 45 mijë ndjekës.
Fansat e kanë ndjerë shumë mungesën e saj dhe përmes një postimi ku u shfaq e veshur në veshje sportive, i ka falënderuar ata për të gjitha mesazhet që ia kanë dërguar gjatë kësaj periudhe.
“Faleminderit te gjithe juve qe m’keni shkru e m’keni bo mu ndi mir me mesazhet ma pozitive t’mundshme. Ju kom borxh arsyjen pse pauzova nga rrjetet sociale dhe nga muzika…”, ka shkruar Rina.
Reperja ka paralajmëruar gjithashtu një këngë të re në duet me Sin Boy.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.