Disa kohë më parë bëri bujë sherri mes tre vajzave të njohura të ekranit Kejvina Kthjella, Oriola Marashi dhe Einxhel Shkira.
Ato kishin një konflikt fizik në Zonën e Liqenit të Thatë, ku banon Einxheli. Kjo e fundit ka zbritur poshtë pallatit për të folur me Kejvinën, por ajo ishte e shoqëruar dhe nga Oriola Marashi.
Nga një diskutim kaloi në një konflikt që u vu re edhe nga patrulla e policisë e cila po bënte kontrolle rutinë në atë zonë.
Së fundmi moderatorja Einxhel ka postuar në “Instastory”, disa shprehje ku përmes tyre jep dhe një mesazh.
Ata i bëjnë miqtë lehtë dhe shpesh pa dashje i bëjnë njerëzit të dashurohen me ta. Sado që sulmohen tallen, shahen në rrugën drejt famës, ata e kalojnë gjithçka me një postim dhe shumë të qeshura, a thua se shigjetat nuk po bien drejt tyre”, shkruan moderatoja në disa “Instastory”.
Mbase Einxhel e ka pasur për Kejvinën e cila para disa ditësh është shprehur se miqësitë nuk i ecin me vajzat dhe se as vetë nuk e kupton pse njerëzit zihen me të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.