×
  • Show Time
  • Show Time

    U tha se fansat e Luizit i shkatërruan makinën, Zhaklin Lekatari tregon çfarë i ndodhi disa ditë më parë

    Reporteri
    02 Maj 2023 | 21:00

    Gazetarja e njohur dhe njëkohësisht opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”.

    Ajo ka sqaruar se fansat e Luiz Ejllit nuk i kanë dëmtuar makinën. Madje sipas saj, makina e dëmtuar nuk ka qenë e saj por e një djali të fruta perimeve aty.

    Si qëndron e vërteta e ngjarjes të disa ditëve më parë ku pretendohej se disa fansa të Luizit kishin dëmtuar makinën e gazetares?

    Unë pata një problem me ish-administratorin e pallatit ku jetoj. Unë për momentin jam administratore e pallatit dhe patëm një konflikt.

    Ai më shtyu, më ngriti zërin. Lajmërova policinë, familjarët e mi menjëherë. Makina e cila duket sikur është e dëmtuar në fakt është makina e një djali të të fruta perimeve aty i cili kishte hapur bagazhin e makinës për të nxjerrë arkat e fruta-perimeve dhe makina dukej si e thyer. Kjo është e gjitha, nuk ka pasur asnjë lidhje ngjarja me fansat e Luizit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!