×
  • Show Time
  • Show Time

    U tha se mashtroi për “Sanremo”, vjen reagimi i Antonelës: Nuk kam thënë se do jem pjesë e këtij festivali

    Reporteri
    10 Shkurt 2022 | 17:14

    Në rrjete sociale u komentua gjatë pjesëmarrja e Antonelës në Festivalin e “Sanremos”.

    Mirëpo, Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, përmes Top Albania Radios, ka thënë se pjesëmarrja e saj ishte e gjitha një mashtrim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, nuk ka vonuar shumë dhe për këtë ka reaguar edhe vetë ish konkurrentja e Përputhen.

    Ajo ka zgjedhur që të publikojë një lajm të saj që kanë shkruar mediet italiane rreth pjesëmarrjes së saj, si dhe fotografi nga qëndrimi atje, duke e cilësuar se ka qenë thjesht “kumbarë e javës” në festival.

    Ajo zbulon se asnjëherë nuk ka thënë që do të jetë pjesë e Sanremos por ‘’kumbara e javës’’ dhe më pas ka publikuar screenshoot-et e postimeve dhe pamje nga prapaskenat e angazhimit të saj në festival.

    Mes tjerash Antonela ka thënë se gazetari në fjalë po e sulmon për faktin se ajo nuk i ka pranuar asnjëherë ftesën për ne emisionin e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!