Reperi kosovar ka reaguar pasi mediet e huaja kanë shkruar se kënga e tij e inspiroi terroristin në Austri.
Në fillim të këtij muaji ndodhi një ngjarje e kobshme në Austri, ku u bë sulm terrorist në gjashtë lokacione të ndryshme në Vjenë, shkruan lajmi.net.
Pas këtij sulmi, në mediet e huaja u tha se ishte kënga “AK 47” e reperit Nushi në bashkëpunim me Beraton e inspiroi terroristin në Austri.
Pas këtyre ka reaguar reperi Nushi, i cili tha se muzika e tij nuk duhet të jetë inspirim për ngjarje të tilla.
“Çdo projekt i imi është i bazuar në realitet, e në ngjarje që fatkeqësisht ndodhin, e sidomos viteve të fundit që është shpeshtuar tej mase. Për mua ka qenë mjafte e dhimshme ngjarja e fundit, shpresoj mos të ndodhin më kurrë. E, kjo e fundit nuk duhet të jetë asnjëherë inspiruese për të rinjt sot, e aq më pak për të kryer sulme terrorise e duke vrarë njerëz të pafajshëm, e megjithkëtë duke dëgjuar këngën time, jam i shokuar… Duhet me qenë kogja psikopat që të inspirohesh në këngë e pastaj të kryesh sulme teroriste, kjo është absurde. Pasi që ka javë që mediat europiane po shkruajn për këtë ngjarje mua me vjen vërtetë keq që jam përfshirë me këngën time në këtë tragjedi, madje që është cekur në mediat e huaj emri edhe kënga ime “AK-47”, e siç e cilësohet nga ta “këngë inspiruese”. Më vjen shumë keq për familjet e viktimave në Austri edhe i shprehi ngushëllime të sinqerta. Zoti qoftë me ju!” shkroi reperi.