×
  • Show Time
  • Show Time

    “Unë e di kush je ti!” Mozzik shpërthen në rrjetet sociale, ja reagimi për të cilin u pendua dhe e fshiu

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 18:09

    Mozzik është reperi që përfolur shumë në media për jetën e tij private përtej muzikës.

    Së fundi reperi ka thumbuar dikë në rrjetet sociale, por më vonë është penduar dhe e ka fshirë statusin.

    Ditën e sotme ai ka habitur jo pak pasi në një status në Instastory shkroi: “Unë e di kush je ti”.

    Statusi i siguruar nga “Panorama Plus” ka qëndruar vetëm disa minuta në llogarinë zyrtare të tij në këtë aplikacion pasi më vonë është penduar dhe e ka fshirë.

    Nuk dihet se kë po thumbon Mozzik por dukshëm ky status ishte një mesazh i koduar, dhe drejt kujt nuk e dimë.

    Reperi është përfolur vazhdimisht për një rikthim me ish partneren e tij Loredana.

    Kjo e fundit ndodhet këto ditë në Shqipëri, ku thuhet se po xhiron një videoklip me Noizyn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!