Mc Kresha është një ndër të paktët artistë, që kur bëhet fjalë për të kënduar “live”, nuk toleron askënd.
Në një video që po qarkullon, Mc Kresha shihet të jetë nxehur keq me DJ e tij dhe shkak për këtë është bërë instrumentali i muzikës.
“Ti i ke fajet, pse unë i kam fajet,”, dëgjohet të thotë reperi teksa i drejtohet me zë të lartë DJ.
“Deri tani kam qënë duke kënduar “live” dhe publiku do mendojë që kënga e fundit nuk ishte e tillë”.
“A do t’ma marrësh fytyrën?!” shton më tej këngëtari.
E duket se çdo gjë ka përfunduar paqësisht pasi të dy e kanë marrë situatën me shaka, duke shkëmbyer batuta se Kreshën ende nuk e kanë lënë veshët por edhe nëse e lënë shkaku do jetë DJ.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.