Këngëtarja Enca Haxhia ka postuar së fundmi disa fotografi provokuese nga Dubai, ku po qëndron prej disa kohësh.
Këngëtarja ka pozuar me bikini ndërsa ka vënë në pah format bombastike.
“Unë shijoj jetën, ju kënaqeni duke më parë mua. WIN WIN Situation”, ka shkruar ajo krahas fotografive.
Kujtojmë që në fillim të muajit, ajo bëri me dije se është bërë rezidente në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Më është bërë si një shtëpi e dytë. Dua të ndaj lajmin se tashmë jam rezidente e Dubait. Kështu që së shpejti do të zbuloj dhe më shumë se çfarë më lidh më shumë me këtë vend.”, tha Enca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.