Me hyrjen e Kejsit në Big Brother VIP Albania, u trazuan paksa ujërat brenda në shtëpi.
Së fundmi, Kejsi ka treguar afirmitet të madh me Kristin, pasi dyshja janë parë të përqafuar shpesh, anipse puthjen e parë ende nuk e kanë dhënë, shkruan Reporteri.net.
Babai i Kejsit, këngëtari i mirënjohur Sabiani, më në fund ka treguar se çka mendon për lidhjen e vajzës së tij, Keisit, me Kristin, të birin e personazhit kontravers, Robert Aliaj.
“E ka vet në dorë. Babi s’e kushtëzon për asgjë. Por vetëm, zorraxhinj nuk dua në shtëpi”, ka thënë Sabiani shkurtimisht.
Kujtojmë se Kristi kishte treguar sa ishte në shtëpi se ai ka një lidhje me një vajzë nga jashtë. Ajo ka reaguar së fundmi e mllefosur, duke thënë se është shumë e prekur nga fakti që i dashuri i saj, Krisit, po krijon diçka të re brenda shtëpisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.