Reperi më i madh në trojet shqiptare, Unikkatil, ka bërë të ditur se për çdo biletë të blerë për koncertin e tij që do të mbahet këtë të shtunë në Zvicër nga 5 franga do të shkojnë për ndihmë tek të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Shqipëria po kalon momente të vështira, por solidarizimi është aq i madh saqë po ka ndihma nga shqiptarët kudo në botë, shkruan Reporteri.net
Unikkatil këtë të shtunë do të mbajë koncertë në Avalon Club të Zvicrës, ndërsa nga çdo biletë e blerë nga 5 franga do të shkojnë për t’i ndihmuar Shqipërisë. Përveç kësaj Unikkatili do të shtojë edhe nga xhepi i tij nga 5 frangë për çdo biletë të blerë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Unikkatil me anë të një postimi në Instagram.
“Më dhemb zemra për katastrofen që i ka ndodhë shtetit amë ?!! @avalonclubluzern ka me dhuru 5 franga nga çdo biletë të koncertit me 30 Nëntor për ndihmë. Unë poashtu kom me shtu (match) 5 franga per çdo 5 franga. #MbahuNënëOmosKeFrikëSeKeDjemtNëAmerike #jeminje,” shkruan Unikkatil. /Reporteri.net/