×
  • Show Time
  • Show Time

    Urimi i Eros Grezdës për ditëlindjen e gruas: Të dua më shumë se Luizin

    Reporteri
    23 Janar 2023 | 18:31

    Partnerja e futbollistit Eros Grezda, Ajsel Abazi feston sot ditën e saj të lindjes.

    Në këtë ditë të veçantë për Ajselin nuk kishte si të mungonte një urim special nga bashkëshorti i saj.

    Në një postim në InstaStory, bukuroshja ndau për ndjekësit e saj urimin që i kishte bërë Erosi, i cili ishte sa i ëmbël aq edhe epik.

    “Edhe 100 zemër të dua më shumë se Luizin’’, shkruhej në letër, ku krahas postimit Ajsela shprehej e surprizuar: “Kur bashkëshorti yt është më shumë romantik sesa e kishe imagjinuar”.

    Kujtojmë se dyshja e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre këtë fillimviti. Marrëdhënia është konsoliduar dhe pas takimit me familjarët, tashmë çifti i ri vendosën dhe të kurorëzonin dashurinë e tyre.

    Këtë gjë ata e bënë të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram me rastin e Vitit të Ri , ku iu drejtuan ndjekësve të tyre këtë festë si ‘Zoti dhe Zonja Grezda’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!