Justin Bieber është shfaqur duke i dhuruar një personi të pastrehë 40 dollarë.
Justin Bieber ishte në Miami bashkë me bashkëshorten e tij, Haileyn, të shtunën dhe të dielën, në një konferencë të kishës, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Dhe kjo fundjavë në adhurim, e frymëzoi yllin 25-vjeçar të muzikës pop, për të bërë disa veprime të mira.
Derisa u ndal në një pompë benzine, rrugës për tek avioni i tij privat, këngëtari kanadez ia dhuroi një të pastrehi 40 dollarë.
Justin mori pjesë në këtë konferencë të kishës, gjatë kohës kur gjendet mes betejave me depresion dhe ankth.
Ata zgjodhën që t’i lënë pas përgatitjet për ceremoninë e martesës, pasi janë përqendruar në shëndetin mendor të Justinit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.