Tiffany Trump do të martohet në nëntor në Mar-a-Lago, Florida. Vajza e ish- presidentit Donald Trump thuhej se do të lidhte kurorë me të fejuarin e saj, Michael Boulos, në Greqi këtë verë, por Page Six raporton se dasma formale do të mbahet më 12 Nëntor në pronën luksoze të babait të saj.
Më shumë se 500 të ftuar do të marrin pjesë në festën e madhe të mbikëqyrur nga Donald dhe ish-gruaja e tij, Marla Maples. “Ka pasur shumë planifikime. Ky është momenti i madh për Tiffany dhe do të jetë luksoz.”, tha një burim për Page Six.
Boulos u rrit në Lagos, Nigeri, ku familja e tij zotëron një konglomerat kompanish shumë miliarda dollarëshe. Ai ishte student për menaxhim projektesh në City University të Londrës kur takoi Tiffany ndërsa ajo ishte me pushime në Mykonos, Greqi, me Lindsay Lohan në 2018.
Miliarderi i propozoi Tiffany-t në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me një diamant mahnitës 13 karatësh të blerë në Dubai, që besohet të jetë me vlerë deri në 1.2 milionë dollarë. 28-vjeçarja njoftoi fejesën e saj me Boulos në vitin 2021./abcnews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.