Pas përfundimit të festivalit katër ditor “Sunny Hill” që u mbajt në Kosovë, Dua Lipa udhëtoi drejt Shqipërisë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore pritet të interpretojë në Sunny Hill Tirana, që do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 Gusht në kryeqytet.
Dua ka ndarë së fundmi disa fotografi përmes së cilave ka bërë me dije se ndodhet ende në Shqipëri.
“Vajza shqiptare në Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja shqiptare krahas fotove nga bregdeti. Sakaq, kujtojmë që në festival pritet të këndojnë shumë yje të njohur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.