×
  • Show Time
  • Show Time

    Vajzat e ‘Për’puthen’ tregojnë se a do të dalin me Arjonin nëse ai kthehet në emision

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 18:52

    Dje u bë pjesë e emisionit “Përputhen”, Arjoni, konkurrenti i përjashtuar pas skandalit të fotos që bëri shumë bujë, ku shfaqet në një krevat me Anën, duke treguar pjesën e tij të historisë.


    Në sondazhet e publikuara në faqen e Top Channel kanë votuar me 79.2%  vota pro që Ana të rikthehet në program, ndërsa për Arjonin  51.79% vota pro.

    Disa prej djemve ishin pro rikthimit të Anës, por vajzat janë të gjitha kundra për kthimin e Arjonit në “Përputhen”

    Tea: Jo për shkak të kësaj situate se nuk di kë të besoj, por për të gjitha ato që kanë ndodhur me mu dhe Arjonin nuk do dilja

    Ana: Nuk do dilja me Arjonin sepse ka shkelur rregulloren dhe ka bërë një veprim që s’më pëlqen aspak.

    Sindi: Nëse Ana do kthehet është e drejtë të kthehet edhe Arjoni, por nuk do dal ndonjëherë me Arjonin.

    Melisa: Absolutisht jo.

    Të vërtetën absolute nuk e di askush, veç Anës dhe Arjonit, dy personazheve kryesorë të kësaj ngjarje, por pritet të merret një vendim për të dy ata në vazhdim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!