Një ditë më parë ndërroi jetë si pasojë e Covid-19 grimierja e njohur shqiptare e Kosovës, Liberta Selaci. Lajmin e trishtë e dhanë familjarët e saj, të cilët shkruanin se bashkë me të ka ndërruar jetë edhe foshnja.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, pasi e ndjera ishte kushërira e tij.
“Pastë dritë shpirti i saj. Vajza e dajës iku në amshim”, shkruan Hamiti në një postim në “Facebook”, duke postuar edhe foton e 28-vjeçares.
Ndërsa në një postim në “Instastory”, moderatori i njohur shkruan: “Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet e juaja. Ditë e rëndë për familjen Selaci dhe për gjithë ne!”.
Para disa ditësh 28-vjeçarja kishte kërkuar trajtim në Spitalin e Pejës, por nga aty ishte transferuar menjëherë në QKUK, në Klinikën e Gjinekologjisë, në repartin për shtatzëna të infektuara me COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.