×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdekja e dyshimtë në paraburgim në Gjilan, viktima ishte daja i reperëve Mozzik e Getinjo

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 20:56

    Një i burgosur është gjetur sot i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se viktima ishte daja i reperëve të njohur kosovar Mozzik dhe Getinjo.

    Ka qenë Mozzik, ai që e ka bërë të ditur lajmin se i ka vdekur daja, i cili ka bërë një shkrim prekës në Instagram.

    “O dajë krejt mi ke mësu, veç qysh me ia bë pa ty harrove me më msu. Shpirtin na kalle o daja ma i mirë”, ka shkruar ndër të tjera Mozziku.

    Ndërkaq, Getinjo nuk është në dijeni për një gjë të tillë, sepse siç dihet ai tashmë është banor i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

    “Shpirtin na kalle dajë”, Mozzikut e Getinjos u vdes daja, ky i fundit s’e di ende

    Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:40, në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, një i burgosur është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.

    “Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK’së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!