Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts ka vdekur në moshën 80 vjeçare. Në një deklaratë të lëshuar nga agjenti Byrd Doherty, ai tha: “Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Charlie vdiq i qetë në një spital në Londër me familjen e tij në krah të tij”.
“Charlie ishte një burrë, baba dhe gjysh i dashur dhe gjithashtu si anëtar i Rolling Stones ai ishte një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij”, tha ajo. “Ne me mirësi kërkojmë privatësinë e familjes së tij, anëtarëve të grupit dhe miqve të tij të ngushtë në këtë kohë të vështirë”. Tashmë Lajmi për vdekjen tashmë ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.
Shkaqet e sakta të vdekjes së tij mund të mos dihen ende, por në fillim të gushtit zëdhënësi i tij njoftoi se ai nuk do të ndiqte Rolling Stones në turneun e tyre të ardhshëm në SHBA pasi kishte nevojë për pushim pas një operacioni që iu nënshtrua kohët e fundit.
“Për herë të parë në jetën time më është dashur të bëj një pushim. Po përpiqem shumë që të shërohem plotësisht, por pranova atë që më thanë mjekët, se do të më duhej pak kohë”, kishte deklaruar ai në mënyrë karakteristike.
Mos harroni se disa vite më parë muzikanti i famshëm u diagnostikua me kancer në fyt por nga i cili arriti të shërohet plotësisht në 2004 dhe të vazhdojë veprimin e tij muzikor pa frikë.
Charlie Watts ishte anëtar i grupit legjendar që nga viti 1963. Së bashku me Mick Jagger dhe Keith Richards ka marrë pjesë në të gjitha albumet e grupit.