×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes në gjumë aktorja e njohur

    Reporteri
    13 Tetor 2022 | 9:14
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Aktorja amerikane Angela Lansbury, e njohur botërisht për interpretimin në serialin policor “Murder, She Wrote”, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

    E nominuar tre herë për çmimin Oscar, Lansbury pati një karrierë të gjatë 8 dekada në botën e kinemasë, televizionit dhe teatrit.

    E lindur në vitin 1925, ajo ishte një nga yjet e mbijetuara të së ashtuquajturës Epoka e Artë e Hollivudit.

    Portretizimi që Lansbury i bëri detektives së improvizuar Jessica Fletcher në serialin e sipërpërmendur i solli asaj miliona adhurues nga e gjithë bota.

    Ajo e mori rolin në fjalë në vitin 1984 dhe e mbajti për 12 vjet, periudhë gjatë të cilës u xhiruan plot 9 sezone. Përveç se të famshme, shfaqja e bëri atë një nga aktoret më të pasura të Shteteve të Bashkuara, me 100 milionë dollarë të ardhura.

    Familja e saj bëri të ditur se Lansbury ndërroi jetë në gjumë, kur ishte vetëm 5 ditë nga ditëlindja e saj e 97-të.

    Me të marrë vesh lajmin, fansa të shumtë bënë homazhe në yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollivud./Euronews.al

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!