×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes në moshën 95-vjeçare aktorja shqiptare

    Reporteri
    17 Shtator 2022 | 19:07
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare Mesarete Imeraj Karagjozi, e njohur për shqiptarët si Lilo Labja, në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”.

    Imeraj është veterania shqiptare, mbi jetën dhe veprimtarinë e së cilës u bazua roli i Lilo Labes. Rol ky i përjetësuar në filmin “Malet me blerim mbuluar” nga aktorja Yllka Mujo.

    Disa vite më parë Imeraj rrëfeu për mediat, momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që në film u luaj nga Yllka Mujo.

    “Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne”, shprehej ajo.

    Imeraj është përcjellur në banesën e fundit të shtunën në orën 14:00, në varrezat e Sharrës. /euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!