×
  • Show Time
  • Show Time

    “Vdes nëna e Luizit”, reagon familja e konkurrentit të Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 22:27

    Një lajm i rëndë ka qarkulluar në portale ku shkruhet se nëna e Luizit është ndarë nga jeta.

    Megjithatë për të përgënjeshtruar lajmin ka reaguar profili zyrtar i banorit të Big Brother VIP Albania, që përdoret nga familjarët e tij.

    “Ju lutem tregohuni të kujdesshëm. Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rreme. Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është njerëzore” shkruhet në integrimin zyrtar të Luizit.

    E ëma e Luizit gëzon shëndet të plotë dhe jeton në SHBA, madje pak javë më parë i dërgoi një letër djalit të saj brenda shtëpisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!